Ndërtimi ka qenë sektori kryesor i kompanisë gjatë punës shumëvjeçare. Nga viti 1989, kemi ndërtuar dhe vazhdojmë të ndërtojmë shumë shtëpi private, objekte afariste e deri tek objektet institucionale.

Ndërtimi i objekteve si lëmi është mjaft kompleks por me punën tonë të përkushtuar deri edhe në detajet më të vogla, mundohemi që të përfundojmë çdo detyrë që na caktohet deri në perfeksion. Cilado që të jetë kërkesa juaj në ndërtim, ne jemi të përkushtuar të përmbushim të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja.

Të gjitha sukseset tona janë bazuar në punën ekipore si dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë. Në sektorin e ndërtimtarisë, ofrojmë shërbime si ndërtimi i shtëpisë me sistemin “çelës në dorë”, duke iu ofruar klientëve që pa asnjë brengë dhe asnjë mundim, të ndërtojnë shtëpitë ashtu që ato të plotësojnë çdo dëshirë të tyre. Nga projekti ideor, ndërtimi i objektit dhe finalizimi në detaje, mundohemi në maksimum të tregojmë profesionalizëm maksimal.

Shtepi Ndertimi

Shtëpia është hapi i parë për çdo familje. Stafi jone përkushtohet të ndërtojë shtëpi të sigurt, të bukur dhe tepër të përshtatshme. Varësisht nga kërkesat tuaja ndërtojmë shtëpi që ajo të ju ofrojë një jetesë sa më të mirë dhe sa më komode.

Objekte Afariste

Objekti ku ju punoni, është pasqyrë e profesionalizmit tuaj. Funksionaliteti dhe përshtatshmëria janë pikat kyçe për çdo ndërmarrje. Varësisht nga profesioni që ushtroni, mundohemi të vendosim themelet e sukseseve tuaja. 

Renovime Ndertimi

Duke i vënë në funksion njëkohësisht arkitektët dhe inxhinierët tanë, ofrojmë renovime të ndryshme. Të përkushtuar në çdo detaj, dizajn modern apo klasik, angazhohemi që t’i japim bukurinë, funksionalitetin dhe shpirtin, çdo vendi që ne rinovojmë.