Mbikqyrje profesionale ne ndertimtari

Mbikëqyrja profesionale është njëra ndër kushtet bazë për çdo lloj ndërtimi, si të ulët ashtu dhe të lartë. Roli i inxhinierit në mbikëqyrje profesionale është që të kursejë investitorin dhe të sigurojë që ndërtimi bëhet sipas rregullave dhe normave. Në momentin e angazhimit, mbikëqyrësi profesional bëhet pala mbrojtëse e investitorit, dhe ka për detyrë të mbrojë interesat e tij. Çdo objekt afarist apo banesorë, rrugë dhe çdo gjë që përfshihet në lëminë e ndërtimtarisë, ka nevojë për një mbikëqyrës profesional, për disa arsye:

- Mbrojtjen e interesave të përgjithshme të investitorit

- Sigurimin dhe garantimin se objekti është i ndërtuar sipas standardeve dhe sipas projektit kryesor

- Kontrollin i materialit që përdorët nga punëkryesi, nga aspekti i cilësisë, sasisë si dhe kostos

- Kontrollin e detajuar mbi punën e punëkryesit

- Raportin javorë për avancimin e punimeve

Në këtë sektorë, në kompaninë “Arhing” angazhohen inxhinierë të kualifikuar dhe me përvojë shumëvjeçare, në mënyrë që investitori të ndihet tërësisht i sigurt se objekti është në standardet e kërkuara si dhe investimet financiare janë nën kontroll të plotë.