Që nga viti 2002, “Arhing” është kompani lider për dysheme antistatike (dysheme te ngritura). Me një ekip të gjerë punues të specializuar vetëm në këtë lëmi, "Arhing" ka punuar dysheme antistatike në shumë objekte, disa prej të cilave janë: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK),  Korporata Energjetike e Kosovës, Aeroporti i ri “Adem Jashari”, "Kuvendi i Kosovës" dhe shumë te tjerë.

Pse duhet te vendosim dysheme antistatike ?

Meqenëse njeriu në vete ka elektricitet i cili krijohet gjatë lëvizjes së lirë, shëtitjes apo gjatë punës së përditshme, duhet të ketë kujdes nga zbrazja e elektricitetit statik, për arsye se gjatë prekjes me komponentë mund të ketë pasoja fatale. Për shembull, gjatë punës nëse prekim me dorë ram memorien e kompjuterit e cila ka një voltazh më pak se 12 V kurse njeriu përmban voltazh më të lartë, vjen deri te dëmtimi i ram memories, procesorit apo pjesëve të tjera. Prandaj, duhet të kemi kujdes që elektricitetin statik ta zbrazim nëpërmjet tokëzimit. 

Çka është elektriciteti statik ?

Elektriciteti në përgjithësi është veti e materies e cila rrjedh nga teprica e mbushjeve elektrike pozitive ose negative. Nëse shkopin e xhamit e fërkojmë me mëndafsh e mandej ia afrojmë copave të letrës ai do t’i tërheq mirëpo kur i prek copat e letrës largohen. Në sasinë e elektricitetit statik të akumuluar ndikojnë : kapaciteti i objektit, potenciali elektrik, sipërfaqja kontaktuese, lagështia relative etj.

Njeriu është qenie me elektricitet neutral dhe te ai elektriciteti statik më së shpeshti vjen nga veshja të cilën e bartë (poliester, najllon, akril etj). Elektriciteti statik lehtë formohet gjatë fërkimit të teshave për trupi. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë vlerat e potencialit elektrik të akumuluar.

ECJA NËPËR TEPIH 1 500 V
ECJA MBI PLLAKA VINILL 250 V
KARRIGA NGA URETANI 1 500 V

Të dihet për elektricitetin statik më së shumti duhet t’u interesoj shfrytëzuesve të kompjuterave pasi që prezenca e saj është në rrethinën e tyre gjatë punës. Elektriciteti statik gjenerohet gjatë kalimit të rrymës elektrike nëpër kabllo të cilat janë afër nesh dhe gjatë zbrasjës së tensionit njeriu mund të ketë pasoja (rëzimi nga karriga etj). Për këtë arsye preferohet mbrojtja ndaj elektricitetit statik. Krejt kjo arihet me dysheme antistatike (dysheme te ngritur).

 

Elektriciteti statik dhe shëndeti

Formimi i elektriciteti statik gjatë shikimit në monitor apo edhe në televizor ndikon në shëndetin e njeriut dhe si pasojë e kësaj kemi kokë dhembje, skuqje të syve, teshtitje dhe gjithashtu ngacmon alergjinë, kjo sidomos vërehet tek ata të cilët shumë gjatë e përdorin kompjuterin apo televizorin.