Arkitektura

Puna dhe të arriturat e kompanisë tonë bazohen në punë ekipore. Qëllimi kryesor është që secili objekt i projektuar dhe i realizuar nga ARHING, të ketë shpirt, pasion dhe art. Arkitektura bazohet te funksionaliteti dhe thjeshtësia që janë bazë e çdo objekti.

ARHING operon në tregun kosovar dhe më gjere që nga viti 1989 . Falë stafit profesional dhe punës ekipore kompania jonë ka arritur të krijojë shumë objekte dhe me sukses vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe sot. Arkitektura, duke përfshirë komplet projektimin, është diçka që ne e bëjmë me kënaqësinë dhe përkushtimin më të madh, në mënyrë që t'i plotësojmë  të gjitha kërkesat e klientëve, duke filluar që nga dizajni klasik e deri te ai modern.